Vendosni fjalën kyçe....

Tenton arratisjen nga spitali i burgut Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuliano Bullari


Është parandaluar arratisja e një personi të arrestuar nga spitali i burgut në QSUT. Bëhet fjalë për Bledar Selmanajn, i cili është arrestuar lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Xhuliano Bullari, shkruan BW.

Selmanaj është dërguar mbrëmjen e kaluar në spitalin e burgut në QSUT, prej ku ka provuar të arratiset po është ndaluar në kohë.

Selmanaj akuzohet për vrasjen e Xhuliano Bullarit, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës më 21 gusht 2021. Më herët ai kishte provuar vetëvrasjen në burgun e Peqinit.