Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i la afat 5 janarin për të liruar zyrën, Basha: Nuk na plas për karriget


Kreu i Partisë Demokratike, Luzim Basha ka folur për kërkesën publike të Komisionit të Rithemelimit drejtuar atij për të lënë karrigen më 5 janar të 2022.

I pyetur nga gazetarët për këtë, Basha tha se nuk u trembet dhe as nuk i bëhet vonë për kërcënimet e tyre pasi sipas tij, PD do shohë drejt së ardhmes dhe se ndarjen me të shkuarën e ka bërë që në Kuvendin e 18 dhjetorit.

“Se kanë mendjen shqiptarët tek karriget por vetëm ata që paskan qenë në këtë betejë vetëm për karrige. Ndjesë shqiptarëve që janë prodhuar njerëz që mendjen e kanë tek karriget.

PD i ka marrë vebndimet e veta dhe do u qëndrojë atyre dhe Kuvendi Kombëtar 18 dhjetor është jo vetëm ndarja me të shkuarën por edhe ecja drejt të ardhmes. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë aty për karriget.”- tha Basha.