Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pretendon se skandali i pagave u orkestrua gjatë një ceremonie mortore


Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme pretendoi në një intervistë se skandali i publikimit të pagave u përgatit gjatë një ceremonie mortore.

Berisha mbajti qëndrimin se i ashtuquajturi takim nëpërmjet Erion Veliajt, Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës ndodhi në pritjen e vakisë së nënës së botuesit Irfan Hysenbelliu.

Çfarë ishte darka në qilime me Erion Velijan dhe me Taulant Ballën? Irfanin e la e ëma, ndjesë pastë, dhe ai i shprehu ngushëllime. Ky tani shkoi në darkë me Ballën dhe Veliajn, si mund të ndodhi kjo? Kjo është histori si ajo e ngjalave të Lalëzit. A kemi të bëjmë me një konglomerat, bashkëpunim kompleks të tyre. Superskandali i madh doli pas asaj darke, të dhënat dolën pas darkës”- deklaroi Berisha në emisionin “Të paekspozuarit”.

Familja Hysenbelliu në kanale konfidenciale i ka dërguar dhe mesazh Berishës që te mos abuzojë me koinçidencën e pranisë së tre politikanëve për ngushëllim.

Por duket se Berisha nuk njeh asnjë kut dhe sens mase kur vjen puna për të goditur kundërshtarët apo dhe mediat që janë në ekuilibër dhe nuk luajnë rolin e megafonit të tij./Hashtag.al