Vendosni fjalën kyçe....

Biden zbulon planet për rikandidimin: Nëse jam mirë me shëndet e nëse përballë kam Trump do garoj patjetër


Presidenti amerikan Joe Biden ka zbuluar se, megjithëse synon të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024, shëndeti i tij dhe nëse ish-presidenti Donald Trump vendos të kandidojë janë faktorët kryesorë që do të vendosin për fatin e fushatës së tij.

Pasi u pyet nga ABC Neës të enjten nëse ai planifikon të kandidojë për rizgjedhje, Biden tha: “Po, por shikoni, unë jam një respektues i madh i fatit. Fati ka ndërhyrë në jetën time shumë e shumë herë. Nëse jam në gjendjen shëndetësore që jam tani, nëse jam mirë, atëherë në fakt do të kandidoja sërish.”

I pyetur nëse ai do të kandidonte nëse kjo do të thoshte ‘një ndeshje kundër Donald Trump’, presidenti u përgjigj: “Po përpiqesh të më tundosh”.

“Sigurisht që do kandidoja kundër Donald Trump nëse ai do të ishte i nominuar? Kjo do të rriste perspektivën për të kandiduar e fituar.”

Biden, i cili është presidenti më i vjetër në detyrë në moshën 79-vjeçare, është zotuar më parë të kandidojë për rizgjedhje. Biden do të jetë 82 vjeç në zgjedhjet e ardhshme në 2024.

Megjithatë, shumica e demokratëve besojnë se partia do të kishte një shans më të mirë në 2024 nëse Biden nuk do të rikandidohej për rizgjedhje. Sipas tyre zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-zonjën e parë Michelle Obama duhet të jenë në krye të listës si kandidate alternative.