Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pa shenja jete brenda makinës 63-vjeçari në Dimal, dyshohet për vetëhelmim


Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Dimal.

Bëhet fjalë për një person me iniciale V.N., i cili ishte shpallur i zhdukur nga familja e ishte në kërkim nga policia.

Viktima është gjetur brenda makinës së tij e dyshohet se është vetëhelmuar me pesticide.

Njoftimi

“Më datë 22.12.2021, në fshatin Qamicë, Dimal, është gjetur pa shenja jete brenda në mjetin e tij, shtetasi V. N., 63 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se shtetasi V. N. ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa, pasi familjarët kanë bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa, më datë 21.12.2021. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”