Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet në mes të ditës kongresmenia amerikane, dy persona e kërcënojnë me armë e i marrrin makinën e sendet personale


Një anëtare demokrate e Kongresit Amerikan u grabit me armë në mes të ditës në Filadelfian e Jugut. Përfaqësuesja Mary Gay Scanlon (D-Pennsylvania) nuk u dëmtua fizikisht, por makina dhe pasuritë e saj u morën.

Scanlon ishte duke ecur në një parking në Pattison Avenue të mërkurën pasdite, rreth orës 14:45 me orën lokale, kur asaj iu afruan dy burra të armatosur të cilët i kërkuan çelësat e makinës dhe sendet personale.

Ata morën telefonat e saj personalë dhe celularët e dhënë nga qeveria dhe u larguan me makinën e saj Acura të vitit 2017, u tha gazetarëve zëdhënësja Lauren Cox.

“Ajo është fizikisht mirë, por automjeti dhe pasuritë e saj janë zhdukur.” – i tha Cox, Philadelphia Inquirer.

Kongresmenia, e zgjedhur për herë të parë në vitin 2018, po takohej me votuesit në parkun FDR aty pranë, mbi planin e propozuar të zhvillimit. Grabitja ndodhi pak pranë qendrës Wells Fargo, ku demokratët mbajtën konventën e tyre presidenciale të vitit 2016.

Kryeinspektori Frank Vanore i Departamentit të Policisë së Filadelfias tha se dy të dyshuarit u panë për herë të fundit duke drejtuar makinën drejt autostradës ndërshtetërore I-95 në drejtim të jugut. FBI po ndihmon policinë e Filadelfias me hetimin.