Vendosni fjalën kyçe....

Karçanaj: Numrat e telefonit nuk kanë rrjedhur nga institucionet shtetërore, të dhënat për rrogat po hetohen


Drejtoresha e AKSHI Mirlinda Karçanaj tha gjatë një interviste në emisionin hetimor, se numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë që kanë dalë në publik, nuk kanë rrjedhur nga institucionet  shtetërore.

Sa i përket të dhënave mbi rrogat, të cilat posedohen vetëm nga institucionet shtetërore , Karçanaj tha në “Opinion” se janë në proces hetimi.

Gjithashtu drejtoresha e AKSHI pohoi se as lista e patronazhistëve nuk ka lidhje me këtë institucion.

Pjesw nga intervista:

Karçanaj: Lista e patronazhistëve nuk ka lidhje me AKSHI-n. E kanë hetuar autoritetet dhe nuk kanë ansjë lidhje me Akshin dhe as me  e -albania.

Fevziu: Në rastin e patronazhistëve ka persona që deklarojnë se numrin e tyre të telefonit e kanë lënë vetëm tek e- albania….

Karçanaj: Ti je në dijeni që numrin e telefonit ta kërkojnë kudo. Mua javën e kaluar më telefonoi një kompani që shet dyshek. Nuk besoj se e kanë marr tek e- Albania.

Fevziu: Mua më thonë qytetarë që jetojnë jashtë dhe kanë lënë numrin britanik, apo francez vetë, tek e -Albania…

Karçanaj: Mund ta kenë lënë numrin kudo në shtet, por jo tek e – Albania.

Fevziu: Nuk dua të akuzoj as AKSHI, as e- Albania.

Karçanaj: E -Albania nuk mban të dhëna. E- Albania bën të mundur që ti të aplikosh për të gjitha shërbimet shtetërore që merren ne serverat e institucioneve përkatëse. E -Albania  bën të mundur që përgjigja nga sistemi të jetë elektronike.

Fevziu: Atëherë po ua bëj pyetjen ndryshe. Meqë këto janë të dhënat që i disponon vetëm shteti, a keni ju një ide si gardiane e të dhënave si kanë dalë?

Karçanaj: Numrat e telefonit nuk kanë dalë nga shteti, të dhënat aktuale janë në proces hetimi.