Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Si do dalë para drejtësisë Engjëll Agaçi, i dorëhequr apo i shkarkuar në detyrë? Çfarë provash do më shumë SPAK


Kryetarja e LSI-së ka publikuar një video lidhur me hetimin e prokurorisë speciale mbi incineratorët.

Ajo pyet se çfarë provash i duhen më shumë SPAK-ut për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeminstrisë, Engjëll Agaçi.

“I dorëhequr, i shkarkuar, apo në detyrë? Si do të përballet me drejtësinë, nëpunësi më i lartë ekzekutiv i qeverisë së Edi Ramës?” – shkruan Kryemadhi në videon e publikuar në Facebook.

Në video shpjegohet gjithë rrugëtimi i procedurave të miratimit të incineratorit që nga fillimi deri në përfundim e shkeljet ligjore që janë kryer sipas Kryemadhit.