Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Këshillin Kombëtar.
Në këtë mbledhje do të zgjidhen sekretarët e rinj të Partisë Demokratike, duke zëvendësuar kështu anëtarët e shkarkuar. Bëhet fjalë për sekretarin Organizativ, atë të Diasporës dhe dy sekretarë të tjerë.
Para disa ditësh, anëtarët e Këshillit Kombëtar votuan pro shkarkimit të disa sekretarëve, Ervin Minarollit, Ivi Kasos, Belind Këlliçit dhe Ledina Mandia.
Kujtojmë se prej disa muajsh situata në PD ka qenë e trazuar për shkak të ‘përplasjes’ mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Ish-kryeministri ka shkuar 3 herë në selinë e PD, ndërkohë që para dy ditë më parë një nga shoqëruesit te tij shkelmoi edhe derën e një prej sallave të kësaj partie.