Vendosni fjalën kyçe....

Personi i ekzekutuar në Kamzë është Can Karriqi, lidhje e Vis Martinajt


Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja mbrëmjen e sotme në Kodër Kamëz.

Viktima është Can Karriqi 35-vjeç i afërt me Ervis Martinajn.

Karriqi është ndaluar disa muaj më parë kur u bastisën pronat e Martinajt nga policia.

Dyshohet se viktima ka lidhje me dy të rinjtë që u vranë më 13 nëntor në Astir gjithashtu bashkëpuntor me Martinajn.

Erigers Mihasi dhe Armand Dumani u vranë me breshëri automatiku kur po lëviznin me mjetin e tyre tip Audi në Astir.

Pas zbulimit të ngjarjes një makinë tip Audi është gjetur e djegur në Insititut.

“Më datë 23.12.2021, rreth orës  19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”,  në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve”-njoftoi policia./Hashtag.al