Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Becchettin


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Francesco Becchettin. Becchetti akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën duke krijuar skeme mashtrimi me TVSH-në, raporton News 24.

Pretenca u dha nga prokurorja Mirela Zavalani, e cila përfaqëson palën e akuzës në gjykim.

Sipas gazetares Klodiana Lala në këtë dosje ka edhe të pandehur të tjerë. 

Shqipëria ka një borxh mbi 100 milion euro për rastin e Becchettit, vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit.

Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit Agon Channel dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Gjashtë prokurorë kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje e cila është zvarritur në kohë.

Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikish.

Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit.