Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarja: Prisja shtëpi nga Luli. Rama ironi me banoren në Lezhë: Më mirë që s’ta bëri se do ngelje brenda me bravën


Gjatë një vizite në Lezhë për të shpërndarë apartamentet për 97 familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Kryeministri Edi Rama nuk la pa bërë ironi me situatën në Partinë Demokratike.

Një qytetare i kërkoi shtëpi tha se e priste të merrte një të tillë nga Lulzim Basha.

Rama duke marrë shkas nga kjo kërkesë e saj ironizoi duke i thënë se “më mirë që s’ta ka bërë Basha se do ngelte brenda me bravën”.

Biseda:

Qytetarja: Dua shtëpi, jam pa shtëpi. Kam pritur shtëpi nga Luli. Jam pa shtëpi.

Rama: Ah ti prisje shtëpi nga Luli?! Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën.