Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Lezhë: 97 familje futen sot në banesat e reja, brenda vitit tjetër do futen të gjithë


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Lezhës, për t’u takuar me familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të cilët do të futen në banesa të reja në prag të Krishtlindjeve.

Rama tha se janë 97 familje ato të cilat sot do të gëzohen me banesat e reja, ndërkohë që të tjera do të hyjnë për vit të ri.

Gjatë fjalës së tij, Rama shtoi se brenda vitit që vjen nuk do të ketë më familje që qëndrojnë në çadra.

 “Më vjen shumë mirë që sonte jam këtu bashkë me një pallat pas. kështu që nuk thotë dot njeri se; ku i ke ato që thua. Më vjen mirë se këtu jo vetëm që janë bërë gati 97 apartamente, por janë bërë gati 97 banesa më të mira, më të bukura dhe më të forta.

Kur erdha dhe po shikoja pallatin përballë dhe po imagjinoja se si komshinjtë do rrinë duke i parë sikur kanë faj se atyre nuk iu ra tërmeti. Kjo ka qenë arsyeja që ne të ringrihemi më të fortë. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Me kujtimin me dhimbje të humbjeve tragjike të jetëve që nuk kemi mundësi t’i kthejmë, Sot po i kthejmë pjesë-pjesë të gjitha familjet pas një periudhë te vështirë. nuk ju kemi lënë vetëm. Sado mbështetje dhe sot janë 100 familje në çadër për arsye të tyre, s’ka si shtëpia. jam i lumtur që shoh gjyshe, fëmijë të vegjël, që do i thonë ‘gëzuar’ njëri-tjetrit në një shtëpi të re. Mbase do të mendohen se politikanët nuk janë të gjithë njësoj. Nga ana tjetër ne nuk jemi më të mirët e mundshëm, por më të mirë se sa ne, harrojeni se ka.

Për ata në Durrës, ata në Tiranë që presin të kthehen në shtëpi, kjo kërkon kohë. Dua t’ju them se asgjë nga ato që kemi thënë nuk është harruar. Gjithçka që kam thënë do të jetë ashtu siç e kam thënë. Zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt sa ti do, por kurrë mos të mendojë askush se i them fjalët sa për të kaluar radhën. Nëse diçka apo disa gjëra nuk arrihen që të bëhen në kohën e premtuar, kjo është se nuk duam.

Sot në një vend që është fuqia e 5 e ekonomisë së botës, Italia, ka ende familje në kabina në pritje të shtëpive. Dua të them se ky për mua ka qenë prioritet i prioriteteve. Sot janë 97 familje më pak në mendimet e mia nesër. Tani nuk po merret vesh më se çfarë ndodh, me pandemira dhe tërmete. Brenda vitit të ardhshëm do i kemi të gjitha familjet nëpër shtëpi dhe kujtesa do të jetë në mendje dhe jo në rrënoja.”- tha Rama.