Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpërndan shtëpitë e rindërtimit në Lezhë: Hallall sharjet dhe mallkimet kur politika i shërben njerëzve


Kryeministri Edi Rama në një reagim pas inaugurimit të banesave të rindërtimit ka thënë se pavarësisht baltës së hedhur për procesin momente të veçanta kur politika e mirë i shërben njerëzve.

Rama thotë se i bën hallall sharjet dhe mallkimet por e quan kënaqësi kur tëra fjalët i merr era dhe veprat mbeten.

Ky është nga ato momentet krejt të veçanta njerëzore, kur mbushesh i gjithi me ndjesinë e bukur të vlerës së pazëvendësueshme të politikës në të mirë të jetës së njerëzve dhe i bën hallall sharjet, mallkimet, shpifjet, streset e mundimet e të marrurit me politikë për të shërbyer, jo për të rrëmbyer.

Sa shumë mosbesim, ankesa, akuza, përqeshje e shpoti, kur përsërisja do t’i kthejmë të gjithë në shtëpi; sa shumë sajesa e fantazi për shtëpitë që nuk do të ndërtoheshin kurrë, për banesat që s’do të jepeshin kurrë FALAS; sa shumë energji negative, për sa e sa çudira mendore, teksa duhet të shtrëngonim dhëmbët nga vonesat objektive të pandemisë e nga lloj-lloj yçklash… Sa kënaqësi kur të tëra fjalët i merr era dhe veprat mbeten të vetmet që flasin”-shkruan Rama.