Vendosni fjalën kyçe....

Skandali me pagat/ Publikohet lista e re me ndryshime për muajin PRILL, qytetarëve u dalin edhe numrat e telefonit


Pas publikimit të të dhënave personale të rreth 630 mijë qytetarëve, ka dalë në qarkullim edhe lista e përditësuar me pagat, këtë herë për muajin prill të këtij viti bashkë me numrat e celularit.

Lista e re që ka qarkulluar në “Whatsapp” paraqitet në një format të ngjashëm me listën e parë, e eksportuar në programin “Exel”.

Njëlloj si lista e parë, edhe kjo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga. Por vihet re që ka disa ndryshime në paga apo të dhëna të tjera. Por tashmë janë bërë publike edhe numrat e telefonit të personave në fjalë.

Databaza me të dhënat e rreth 630 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, që po shpërndahet në “Whatsapp” ka shkaktuar mjaft zhurmë në opinionin publik.

Kjo është rrjedhja më e madhe e informacionit në vendin tonë, pasi bëhet fjalë për të dhëna sensitive. Lidhur me këtë Prokuroria ka nisur hetimet ndërsa paraprakisht dyshohet që informacioni ka rrjedhur nga sistemet e Drejtorisë së Tatimeve.