Vendosni fjalën kyçe....

6 humbje jete në vend, 286 raste të reja me Covid-19


Gjashtë qytetarë kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin zyrtar të viktimave lidhur me pandeminë në 3187.

Pacientët që kanë ndërruar jetë në spital janë një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç,  një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.

Nga 4011 testime të kryera janë gjetur 286 raste të reja me koronavirusin e ri. Në spital po mjekohen 118 pacientë nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.