Një gjyqtar është përplasur me tifozët në Meksikë, pasi u drejtoi disa herë radhazi tifozëv gishtin e mesit. Gjyqtari, i quajtur Humberto Sainz nga disa prej mediave që shpërndanë pamjet që qarkulluan me shpejtësi, bëri që një ndeshje bejsbolli të vonohej.
Disa persona ndihmuan në largimin e Sainz nga fusha e lojës, me pamjet nga një kënd tjetër që duket se e tregonte atë duke ngritur gishtin drejt tifozëve ndërsa gjykonte pranë lojtarëve.
Media spanjolle Beisbolpuro tha se Sainz u hoq nga stadiumi nga policia, sipas New York Post.
Media thuhet gjithashtu se Sainz ishte ndëshkuar për ‘zënka me kolegët e tij gjyqtarë, menaxherët dhe lojtarët’ dhe kryerjen e ‘gjesteve të turpshme për publikun’.
I turpëruar Sainz më vonë u duk se kishte kërkuar falje për veprimet e tij në mediat sociale.
Në një deklaratë, Liga Meksikane e Paqësorit njoftoi se Sainz ishte pezulluar për një kohë të pacaktuar.