Vendosni fjalën kyçe....

“Basha ka kohë deri më 8 janar, nëse qëndron në zyrë 44 mijë anëtarët do marrin në dorë godinën e PD-së”


Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kreut të PD-së, Basha, që të reflektojë lidhur me dorëheqjen e tij.

Ai tha se Basha ka kohë deri në datën 8 janar, kur do zhvillohet edhe një protestë kombëtare.

Berisha e paralajmëroi kryedemokratin se nëse nuk dorëhiqet do përballet me 44 mijë anëtarët që kanë votuar për shkarkimin e tij.

Ai tha se anëtarësia do marrë në dorë fatet e pluralizmit në vend ddhe godinën e PD-së.

“Nëse i ka mbetur një nano ndërgjegje ai nuk e pret atë datë. Nëse do rrijë në zyrë, atëherë do përballet me 44 mijë anëtarët. Të garantoj që data 8 janar do jetë një datë proteste të fuqishme. 44 mijë anëytarët e PD-së që firmosën të bëjnë historinë do marrin në dorë ndërtesën e PD-së. Kjo nuk ka asnjë lloj diskutimi. Nuk ka njëri që këtë vendim mund ta pengojë. E vetmja gjë që bëmë është se i dhamë kohë, por vendimi dhe ekzekutimi është pa apel. E ka vetëm anëtarësia, ajo firmosi që Lulzim Brava nuk është më kryetar i PD-së, po thjesht deputet. Uroj që ta lexojë këtë mesazh siç e kanë lëxuar gjithë shqiptarët. 44 mijë anëtarët do vijnë te selia të shpëtojnë pluralizmin. Revolucioni nuk ndalet as nga Edi Rama as nga askush. Ne kemi nisur revolucionin paqësor dhe asgjë s’e ndal dot.” – tha Berisha.