Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama i besoi Agaçit mbylljen e dosjes së Bashës, thuhet se një vend mik kërkon arrestimin e Ahmetajt e Agaçit


Sipas ish-kryeministrit Berisha, ndaj zv.kryeministrit Ahmetaj e Sekretarit të Kryeministrisë, Agaçi, ka mandat arresti nga një vend pranë Shqipërisë.

Ai tha se qarkullojnë fjalë se dy zyrtarët e lartë akuzohen për pastrim parash lidhur me çështjen e incineratorëve dhe kërkohet arrestimi i tyre nga autoritetet shqiptare.

Po kështu Berisha tha se Rama i besoi Agaçit mbylljen e dosjes së kreut të PD-së, Basha, tha Berisha në emisionin Zonë e Lirë.

“Ka mandat arresti nga një vend mik për Engëll Agaçin dhe Arben Ahmetajn. Nga një vend këtu pranë. Për pastrim parash. Nuk është nga INTERPOL-i. Një gjë është e sigurtë, në djegësa një strumbullar absolut është Engjëll Agaçi. Është eminenca gri e mafies shtetërore. Don Agaçio ka qenë kryesori në borxhin e ARMO-s dhe Albpetrol. Eshtë njeriu që i besoi Rama për t’i mbyllur dosjen Lulzim Bashës. Gjeje, është në padinë e Bashës, Agaçi. Dhe Agaçi është po kaq sa Ahmetaj në aferën e djegësva. Fondi për djegësin nuk është krijuar nga lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.” – tha Berisha.