Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama kreu i aferës së incineratorëve, bashkëpunoi me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Ahmetajn e Veliajn


Ish-kryeministri Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme se kreu i aferës së incineratorëve është kyeministri Edi Rama.

Ai tha se Rama është i përfshirë në këtë aferë bashkë me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton si dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetajn e kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Në aferën e incineratorëve është e përfshirë kompania ‘Integrated Energy’ e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos. Blendi Klosi filloi ca kohë t’u japë leje njerëzve. U shkarkua në vend se preku interesat direkte të pasurimit të Edi Ramës e Erion Veliajt. Sepse mbetjet inerte duhet të shkoinin në Sharrë dhe të shiteshin aty me 28 euro. Kreu i Meduzës në aferën e plehrave është Edi Rama dhe askush tjetër. Lefter Koka është hajduti i dobishëm.” – tha ndër të tjera Berisha në emisionin Zonë e Lirë.