Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama përgjegjës për publikimin e dhënave personale, të ngrihemi në protestat më të fuqishme ndonjëherë


Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për publikimin e databazës me të dhënat personale të qindra mijëra qytetarëve. Ai shkruan se vetëm protestat janë shpëtimi i Shqipërisë.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se të dhënat janë në duart e mafies dhe krimit të organizuar, diçka që ndodh vetëm në një narkoshtet si Shqipëria.

Po kështu ai shton se ato janë përdorur më herët e përdoren për terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik e elektoral nga ana e qeverisë. Ai u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestat më të fuqishme që ka njohur vendi këto 30 vite.

“Narkoshteti apo shteti terrorist ndaj qytetareve te tij! Protesta dhe vetem protesta eshte shpetimi i Shqiperise. Miq, si ne asnje vend tjeter te botes, demokraci qofte apo diktature nuk ndodhe kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi: Gjithçka ne duart e mafies dhe krimit te organizuar. Ne Shqiperi si ne asnje vend te botes te gjitha sistemet dixhitale te narkoshtetit jane ne kontroll te plote te mafies shteterore te droges dhe krimit, e cila perdor te dhenat e tyre per terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk te narkoshtetit dhe bandave te tij ndaj qytetareve.

Nxjerrja e te gjithe databazes se shtetit, de facto narkoshtetit, pra te te gjitha te dhenave te privatesise se qytetareve nga kreu i Meduzes Edi Rama dhe banda e tij per te maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegsave, arbitrazheve, PPP, koncesioneve, prokurimeve sekrete qe sipas Kontrollit te Larte te Shtetit arrijne ne 8,2 miliard euro, perben aktin me te rende dhe me te pashembullt ne historine e nje shteti. Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt te Edi Rames ne plaçkitjen e 20 milione deklaratave ne serverin e tatimeve, dergimin ne seline e PS ne duart  patronazhisteve te te dhenave personale te rreth 1 milione shqiptar per terror elektoral dhe vazhdoi me publikimin e rrogave te mbi 600 mije punonjesve publik dhe privat vendas dhe te huaj te Shqiperise dhe se fundi publikimi i te gjitha targave te leshuara ne Shqiperi duke bere keshtu objekt sulmesh te qindra mijra shqiptareve nga narkoshteti dhe bandat e tij mafioze!

Ky megaskandal i pandodhurkund ne bote eshte nje thirrje, nje kushtrim per opoziten dhe mbare shoqerine shqiptare te ngrihen ne protestat me te fuqishme qe vendi ka njohur keto 30 vite per permbysjen sa me pare te rregjimit mafioz kriminal te kreut te meduzes Edvin Kristaq Rama dhe narkoshtetit te tij ne Shqiperi. Sb.” – shkruan Berisha.