Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Veliaj, Balla e Basha darkuan në ceremoninë mortore, vendosën publikimin e të dhënave personale e rrogat e qytetarëve


Ish-kryeministri Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme deklaratën se në ceremoninë mortore të nënës së botuesit Irfan Hysenbelliut në Durrës është mundësuar një darkë intime mes Erion Veliajt, Taulant Ballës e Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TV Klan, Berisha tha se ka prova për darkën ku janë ulur tre personat e lartpërmendur.

Sipas tij, takimi është mundësuar nga Irfan Hysenbelliu dhe aty është vendosur bashkëpunimi mes kryeministrit Rama e kreut të PD-së Basha si dhe publikimi i të dhënavepersonale të qytetarëve.

Ai tha se kjo gjë është bërë për të tërhequr vëmdendjen e skandaleve të incineratorëve dhe shkarkimit të Bashës nga anëtarësia e PD-së.

“Basha mori pjesë në një darkë intime të mortit. Takimi është ndërmjetësuar nga Irfani. Ishin Lul Brava, Erion Veliaj e Taulant Balla. Nuk kanë qenë në ngushëllim por në një darkë. Janë fotot. I kanë parë njerëzit me sy. Është e padiskutueshme. U përpoqën ta shesin si ngushëllim, por ishte darkë. Irfani u përpoq t’i maskojë por i dekonspiroi. I frumëzuar nga ngjarja e ngjalave, Irfani tha po këtë e bëj unë më shumë. I bashkoi të tre. Një gjë ëshyë e sigurt që darka i kushtoi bashkëpunimin mes Edi Ramës e Lul Bravës dhe hedhja në treg për të mbuluar aferat e mëdha të tyre, incineratorët, shkarkimin ceremonial të Bashës nga 44 mijë aëtarë, hodhën në treg rrogat dhe të dhëna të tjera për të dëshmuar se ky shtet është i shkatërruar. Ata përpiqen të shpëtojnë me mekanizma të tilla. Këta plasën këtë bombë të turpshme, duke dit se këtu s’ka drejtësi, SPAK-u është skapi. Për të shuar skandalet.” – tha Berisha.