Lefter Koka ka depozituar kërkesën për liri në Apel.
Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për koncesionin kontrovers të inceneratorit të Elbasanit.
Ai ndodhet në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Koka akuzohet për vepra penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Arrestimi i ish-ministrit erdhi pas kallëzimit në SPAK të aferës së inceneratorëve të bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialistë për integrim duke shënuar edhe të parin zyrtar ish-funksionar të shtetit që shkon përball drejtësisë me dyshimin e një korrupsioni në nivele të larta.