Vendosni fjalën kyçe....

Mashtrimi në Call Centera, arrestohet pronari izraelit dhe 20 persona të tjerë


Rafael Genish është shtetasi izraelit pronari i një ‘Call Center’ në Tiranë i cili është ndaluar nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit kompjuterik të të huajve nga Tirana. Ndërkohë që janë arrestuar 20 persona të tjerë, nga 60 që u shoqëruan ditën e djeshme.

Sipas Report TV, janë më shumë se 2400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit, me premtimin e investimit në në bursë, dhe i është shkaktuar dëm disa miliona euro. 2400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane.

Prokuroria dyshon se është krijuar një skemë mashtrimi nëpërmjet programeve dhe platformave si Forex, viktima të së cilës kanë qenë shtetasit e huaj.