Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit kundër bllokimit Covid përplasen ashpër me policinë në Gjermani (Video)


Në qytetin gjerman të Mannheimit, protestuesit kundër bllokimit janë përballur me policinë që po përpiqej të prishte një tubim të paautorizuar, duke lënë 13 oficerë të plagosur.

Si rezultat, një nga oficerët duhej të shtrohej në spital. Demonstruesit e hodhën poshtë urdhrin për ndalimin e tubimeve publike, duke dalë në rrugët e qytetit. Sipas vlerësimeve të policisë, rreth 800 njerëz u shfaqën në vende të ndryshme. Ndër sloganet e dëgjuara në tubim ishin ‘Paqe, Liri, jo diktaturë’, si dhe ‘Ne jemi populli!’. Demonstruesit hodhën gjithashtu disa fishekzjarre përgjatë rrugës së tyre.

Fillimisht, policia thjesht po i njoftonte njerëzit përmes altoparlantëve se po shkelnin rregulloret rajonale, gjë që, nga ana tjetër, çoi në disa grindje dhe përfundimisht një zënkë që u kap në kamera. Në pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në mediat sociale, një grup protestuesish shihen të kalojnë me forcë përmes një linje policie, me disa që godain oficerët, siç tha për mediat Patrick Knapp, një zëdhënës i policisë së Manheimit.

Autoritetet arrestuan 13 protestues të dyshuar për sulmin ndaj policisë dhe paralajmëruan 131 të tjerë për shkelje të ndalimit të tubimeve publike.

Policia është zotuar gjithashtu se do të monitorojë më nga afër mediat sociale në ditët në vijim për shenja të krijimit të problemeve.

Një tjetër protestë e ngjashme në të njëjtin rajon, në qytetin Weinheim, gjithashtu përfundoi në dhunë midis aktivistëve dhe forcave të rendit, me dy oficerë që thuhet se pësuan lëndime.

Protesta të paautorizuara kundër masave kundër Covid u mbajtën edhe në qytetin e Rostock, me 10,000 njerëz të pranishëm, sipas mediave lokale. Disa mijëra njerëz u mblodhën gjithashtu në Schwerin, Magdeburg dhe Cottbus. Të gjitha ato demonstrata kaluan pa incidente, pa raportime për përplasje apo dhunë.