Vendosni fjalën kyçe....

Rama platformë për të pyetur popullin, reagon Basha: Nuk mbulohet me propagandë afera e incineratorëve dhe nxjerrja e të dhënave sensitive


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reagua pas shpalljes së nismës së re të qeverisë së Edi Ramës të platformës “Këshillimi Kombëbëtar për Shqipërinë” duke e quajtur propagandë.

Basha thotë se Rama pasi ka varfëruar, shantazhuar dhe përgjuar qytetarët nuk di çfarë t’i ofrojë më shqiptarëve dhe i ofron propagandë.

Më tej kreu i opozitës thotë se afera e incineratorëve dhe nxjerrja e të dhënave sesnitive të një vendi anëtar të NATO-s nuk e mbulojnë dot me shfaqje bajate.

“Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve. Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO , nuk e mbulon dot me shfaqje bajate.

Këto skandale vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni”-shkruan Basha.