Vendosni fjalën kyçe....

Rama prezanton nismën e re Këshill Kombëtar për Shqipërinë: Do pyesim qytetarët për çështje të rëndësishme me pyetësor


Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme nismën e re të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.

Nisma do ketë formën e një pyetësori dhe do jetë përveç formatit elektronik edhe në formë fizike.

Pyetsori do ketë tema të ndryshme, që nga integrimi evropian, “Ballkani i Hapur”, ndryshime ligjore apo edhe sistemi i drejtësisë.

Me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin pa u ndarë në llogoret e vjetra politike, që nxisin përçarjen kundër interesit të familjeve shqiptare.

Në prag të një viti të ri, mundësish të reja vjen dhe kjo nismë e re e qeverisë për këshillimin kombëtar për Shqipërinë.

Ne  me një pyetësor që do t’ja vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda apo jashtë vendit do ti japim jetë një kuvendimi popullor ku do të thithim mendimin e tyre për çështje me rëndësi strategjike për vendin tonë.

Është më shumë se asnjëherë më parë koha për ti lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjerave që na ndajnë për të hedhur hapa të mëtejshme, duke u këshilluar për vendime që kanë impakte për marrëdhëniet e Shqipërisë me jashtë, në ekonominë e shtëpisë sonë dhe në përpjekjen jetike të kësaj shtëpie për të thelluar arritjet dhe adresuar plagët e padrejtësisë në funksion të luftës në drejtësi”-tha Rama.