Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhja e të dhënave, jep dorëheqjen Drejtori i Sistemit Informatik i Ministrisë së Financave


Drejtori i ngarkuar me punë i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen sot, tre ditë pas rrjedhjes së disa databazave me të dhëna sensitive të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë.

Mësohet se Ervin Muça ka qenë Drejtor i Sistemit Informatik në Ministrinë e Financave por i ngarkuar me punë në Drejtorinë përgjithshme të Tatimeve është vënë tashmë në dispozicion të hetimeve.

Kujtojmë se deri tani janë tre databaza që kanë rrjedhur, dhe dyshohet se informacionet për dy prej tyre kanë dalë nga sistemi i Tatimeve.

Databazat e pagave të mbi 630 mijë shqiptarëve për muajin janar dhe prill janë publikuar “online” dy ditët e fundit, ndërsa sot një tjetër listë me targat dhe pronarët për mbi 530 mijë automjete ka qarkulluar në rrjet.

Prokuroria e Tiranës është duke hetuar intensivisht në lidhje me këtë skandal.