Vendosni fjalën kyçe....

Shoqërohen 60 punonjës të Call Center-ave nga Policia e Tiranës, dyshime për mashtrim kompjuterik


Gjashtëdhjetë persona, punonjës të një Call Centeri në Tiranë janë shoqëruar ditën e djeshme në polici, pasi dyshohet se janë pjesë e një skeme mashtrimi me tregtimin online të njohur si “Forex”.

Procedimi është kryer për mashtrim kompjuterik. Pronari i Call center-it dyshohet se është një shtetas izraelit.

Nga autoritetet ende nuk ka njoftim mbi akuzat e ngritur dhe sqarimin e plotë të çështjes.