Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim mesazh urimi për Krishtlindje: Gëzimi dhe vullneti i mirë na ndriçoftë


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka uruar sot besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.

“Gëzuar Krishtlindjet! Gëzimi dhe vullneti i mirë i Krishtlindjeve na ndriçoftë gjatë vitit të ri!”- shkruan ajo në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”, postim të cilin e ka shoqëruar me dy foto nga pema e Krishtlindjeve e vendosur në ambasadë.

 

Ambasada Amerikane gjithashtu në llogarinë zyrtare ka publikuar një urim për të gjithë qytetarët shqiptarë që sot festojnë Krishtlindjen përmes një kartoline të kuqe.

“Gëzuar Krishtlindjet! Ju urojmë gëzim dhe paqe në këtë sezon festash.

Nga të gjithë ne këtu në Ambasadën e SHBA në Tiranë. Gëzuar Krishtlindjet.”- thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë.