Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia.
I riu me inicialet R. H., ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim në afërsi të sheshit “Shqiponja”, por është rrëzuar aksidentalisht.
“Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi ‘Shqiponja’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e Policisë.
Kujtojmë se një ngjarje e ngjashme ndodhi tri ditë më parë në një pallat në ndërtim tek Rruga e Elbasanit, ku humbi jetën një 30-vjeçar.