Një i moshuar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi iu gjën dy kallashnikovë në banesë.
Në një njoftim për mediet, polica thotë se në banesën e 70-vjeçarit me inicialet N.M. pas një kontrolli i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehëra me fishekë luftarak.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 70 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe dy krëhëra me fishekë luftarak.”– thuhet në njoftimin e policisë.