Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë ku një 24-vjeçar dhe një vajzë e mitur kanë ndërruar jetë.
Viktimat janë identifikuar si 24-vjeçari Kristian Magjuni dhe e fejuara e vëllait të tij, 16-vjeçarja me iniciale A. A.
Mjeti ‘Peugeot’ me të cilin udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese në rrugën e Tales duke e shembur atë.
Mësohet se Margjoni po dërgonte në shtëpi të fejuarën e vëllait të tij. Nga përplasja e fortë i riu dhe e mitura kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Dyshohet se shkak për aksidentin janë bërë lagështira në rrugë, shpejtësia tej normave si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.
*Video Credit: Syri