Vendosni fjalën kyçe....

Ndalon pas 85 ditësh shpërthim vullkani në La Palma të Spanjës (Video)


Shpërthimi i vullkanit në La Palma që zhyti në kaos Ishujt Kanarie të Spanjës është ndalur ‘pas 85 ditësh e 8 orësh’, njoftoi qeveria lokale.

“Shpërthimi ka mbaruar.” – tha ministri Rajonal i Sigurisë, Julio Perez, në një konferencë për shtyp të shtunën.

Duke sqaruar se vullkani pushoi së shfaquri shenja jetike më 13 dhjetor, ai tha se ishte i lehtësuar tashmë që mund ta konfirmonte lajmin.

Kjo nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh sfidat me të cilat është përballur qeveria e Ishujve Kanarie. Në tre muajt e fundit, shpërthimi, i cili filloi më 19 shtator, ka nxitur evakuimin e mbi 7,000 njerëzve, me 1,600 ndërtesa të shkatërruara dhe më shumë se 70 km rrugë të varrosura.

Megjithatë, ndërsa shpërthimi mund të ketë mbaruar, sizmologët paralajmërojnë se është ende shumë herët për t’u qetësuar. Sipas një vullkanologu nga Instituti Kombëtar Gjeografik, Stavros Meletlidis, siç citohet nga El Pais, periudha 10-ditore e miratuar aktualisht është shumë e shkurtër për të përcaktuar nëse vullkani me të vërtetë është kthyer në ‘gjumë’.

Ndërsa shpërthimi i La Palma tani është më i gjati dhe më shkatërruesi në historinë e ishullit, ai është larg nga të qenit një rekord botëror.

Rekordet Botërore të Guinness listojnë malin Stromboli të Italisë si vullkanin më të gjatë me shpërthim të vazhdueshëm, i cili ‘ka qenë duke kaluar nëpër shpërthime të vazhdueshme vullkanike që të paktën nga shekulli i VII para Krishtit’, kur aktiviteti u raportua nga kolonistët grekë. Shpërthimet e tij të buta të vazhdueshme, disa në çdo orë, i dhanë pseudonimin ‘Fari i Mesdheut’.

Shpërthimi i vitit 1815 i malit Tambora në Indonezi konsiderohet ende më i keqi në historinë moderne, me të paktën 71,000 viktima.