Gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha, ka rrefuzuar të pranojë kërkesën e prokurorisë së kryeqytetit, për arrestimin e biznesmenit të “Telebingo Shqiptare”, A.Dabulla.
Vendimi është marrë këtë të premte nga gjyqtarja Goxha, e cila i ka thënë “JO” arrestimit të Dabullës, së bashku me 19 zyrtarëve të tjerë që punojnë në sistemin e Tatimeve.
Mësohet se ajo ka firmosur t’i lërë pa masë sigurimi të gjithë personat e proceduar për skandalin e mashtrimit financiar 3 milion euro.
Pavarësisht këtij vendimi që është totalisht në favor të personave të proceduar penalisht, A.Dabulla mësohet se është larguar nga Shqipëria disa ditë para se vendimi të jepej nga gjykata.
Biznesmeni i një sërë biznesesh në Tiranë njihet si personazh i lidhur ngushtësisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.
Madje i zgjedhuri për të drejtuar kryeqytetin është fotografuar herët në mëngjes në banesën e Dabullës.
A mos ndoshta këto lidhje politike kanë ndikuar për ta favorizuar në këtë fazë të hetimit?
Burimet thanë se në dokument gjyqtarja pranon faktin se biznesmeni i njohur që mbart dhe lidhje të forta politike, ka abuzuar rëndë me tatim-taksat, duke krijuar një skemë mashtruese me transaksione të dyshimta dhe fatura tatimore.
Veprimet janë kryer në kohë të ndryshme dhe kanë sjellë një dëm financiar në buxhetin e shtetit.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Ora News