Vendosni fjalën kyçe....

Rama njofton vendimin e ri të DPSHTRR-së: Hiqet detyrimi i kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia, u kursehen qytetarëve 90 milionë lekë


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, se DPSHTRR do të heqë përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Sipas Ramës, nga ky vendim do të eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit dhe u kursehen qytetarëve 90 milionë lekë.

“Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën.

Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit. U kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit.”– shkruan kryeministri Rama, duke e dhënë lajmin në ditën e Krishtlindjeve.