Vendosni fjalën kyçe....

Reagimi i robotit të ngjashëm me njeriun ‘frikëson’ ndërtuesit e tij (Video)


Një pajisje e shpallur si roboti humanoid më i përparuar në botë ‘i trembi’ krijuesit e saj pasi reagoi me acarim të dukshëm dhe kapi dorën e një studiuesi që hyri në ‘hapësirën e tij personale’.

Një video demonstrim i sapo postuar i ndërveprimit tregon robotin, i quajtur ‘Ameca’, duke gjurmuar një gisht në lëvizje përpara se të rrudhë ballin dhe të përkulet mbrapa ndërsa dora e personit afrohet. Pasi hulumtuesi ia afron edhe mëë shumë gishtin, roboti e ka nga dora dhe ia largon.

Roboti mbresëlënës i ngjashëm me njeriun, që po zhvillohet nga firma britanike Engineered Arts, është cilësuar si ‘fytyra e ardhshme e robotikës’ dhe ‘platforma e përsosur robotike humanoide për ndërveprimin njeri-robot’.

Makina me ngjyrë gri ngjan disi me robotët nga përshtatja e filmit të Hollivudit të vitit 2004 “Unë, Roboti” të Isaac Asimov. Ameca thuhet se ofron të gjithë gamën e emocioneve njerëzore, së bashku me lëvizjet realiste të syve dhe fytyrës.

Duke ndarë klipin në YouTube, firma robotike me bazë në Cornwall tha se ‘Ameca reagon ndërsa gjërat hyjnë në hapësirën e tij personale’.