Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në Bangladesh, shkon në 38 numri i viktimave nga zjarri në traget


Numri i të vdekurve nga zjarri që ra të premten në një traget në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, është rritur në 38, thanë burimet spitalore të shtunën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të dytën ditë radhazi.

Të paktën 40 udhëtarë të plagosur rëndë janë ende duke u trajtuar në tre spitale në Daka dhe divizionin jugor të Barisal. Prej tyre, gjendja e më shumë se një duzinë personave mësohet të jetë kritike.

Dr. Samanta Lal Sen në Institutin Kombëtar të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike në kryeqytet, tha: “Tani po trajtojmë gjithsej 15 pacientë nga zjarri në traget. Njëri prej tyre vdiq sot dhe gjendja e të tjerëve është gjithashtu kritike.”

Në orët e para të së premtes, trageti i pasagjerëve, MV Ovijan, mori flakë në lumin Sugandaha teksa po shkonte në rajonin jugor të Barguna nga kryeqyteti Daka.

Ndërkohë, disa media lokale raportuan se numri i të vdekurve nga incidenti ka shkuar në 41.

Sipas dëshmive paraprake dhe deklaratave të dëshmitarëve okularë, zjarri ka ardhur nga motori pas shpërthimit të një bombole gazi.