Vendosni fjalën kyçe....

U rikthye në Itali pavarësisht dëbimit, arrestohet në Torino shqiptari që dyshohet se vrau senegalezin se mërziti prostitutat


Policia italiane ka arrestuar një 41-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për disa vepra të rënda penale në shtetin fqinj dhe kishte hyrë ilegalisht atje.

Bëhet fjalë për shtetasin Altin Arapi, i cili akuzohet për vrasjen e një senegalezi në vitin 2014. Mediet italiane shkruajnë se ai ishte kthyer ilegalisht në Itali pasi u deportua prillin e kaluar pasi u konsiderua i rrezikshëm pas akuzave të shumta, duke përfshirë atë për vrasjen e kryer në Torino në vitin 2014. Ai do të presë gjykimin e arrestit shtëpiak.

Arapi së bashku me persona të tjerë akuzohet se ekzekutuan me armë një shtetas senegalez për shkak se kishte mërzitur disa nga prostitutat nën administrimin e shqiptarëve.