Bie nga 50 metra lartësi me makinë, shpëton shoferi në Tepelenë


Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 50 metra lartësi.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e fshatit Bënç në Tepelenë.

Shoferi i makinës “Benz”, raporton Abc News, ka shpëtuar mrekullisht dhe është dërguar në spitalin rajonal të Tepelenës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila vijon hetimet për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë që ka bërë që makina të dalë jashtë kontrollit.