Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 në Kosovë, shënohet një rast vdekjeje dhe 12 raste të reja me virusin


Një qytetar ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë kësaj kohe janë raportuar gjithashtu dhe 12 raste të reja me këtë virus.

Të dhënat e reja janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë sot janë shëruar edhe 4 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 158 mijë.

“26 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000.

Në total numri i rasteve aktive është 349.”– thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.