Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja njofton gabimisht vdekjen e Papës për Krishtlindje: Oh, më falni


Prezantuesja e “ITV News” Kylie Pentelow gabimisht njoftoi vdekjen e Papa Françeskut gjatë një segmenti të fjalimit të tij në ditën e Krishtlindjes.

“Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë.”- po raportonte Pentelow të shtunën në mbrëmje, kur papritmas shtoi mesa duket duke lexuar një lajm tjetër “vdekja e tij u njoftua… oh, më falni”.

Prezantuesja dukej shumë në siklet pas kësaj.

Por ajo u tall nga një pjesë e publikut në rrjetet sociale, megjithëse u prit gjithashtu me mirëkuptim nga një pjesë tjetër. Transmetuesi i BBC-së, Scott Bryan, shkroi në Twitter: “Dikush t’i japë kësaj spikeres së lajmeve një pije detoksi. Të gjithë bëjmë gabime.”

Dikush tjetër kërkonte mirëkuptim për “të gjithë ata që punojnë sot në turnin e Krishtlindjeve.”