Vendosni fjalën kyçe....

Hyri në kështjellën ku po kalonte Mbretëresha Krishtlindjen, arrestohet 19-vjeçari i armatosur


Një person i armatosur u arrestua të shtunën në territorin e kështjellës Windsor, ku Mbretëresha Elizabeth po festonte Krishtlindjen, thotë Policia e Luginës së Tamizit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të ditës së Krishtlindjes.

“Një 19-vjeçar nga Southampton është arrestuar dhe ai mbetet në paraburgim në këtë moment,” tha policia në një deklaratë.

Burri dyshohet se ka shkelur një zonë të mbrojtur dhe posedonte një armë.

“Ne nuk besojmë se ka një rrezik më të gjerë për publikun,” tha efektivja Rebecca Mears, duke shtuar se familja mbretërore është informuar për incidentin.

Në prill, dy person u arrestuan pasi u ngjitën në gardhe në Lozhën Mbretërore. Shkelje sigurie të këtij lloji kanë ndodhur edhe në rezidenca të tjera mbretërore, duke përfshirë Pallatin Buckingham në Londër.

Këtë vit, për shkak të pandemisë, mbretëresha ka anuluar festën tradicionale të Krishtlindjeve në Sandringham me familjen e saj të gjerë, duke zgjedhur në vend të kësaj të kalojë pushimet në Kështjellën Windsor me të afërmit e saj më të afërt. Në mesazhin e saj vjetor për Krishtlindje, ajo nderoi bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili vdiq më 9 prill.