Futbollisti algjerian Sofiane Loukar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua në fushë ndërsa drejtonte ekipin e tij Mouloudia Saida në një ndeshje të kategorisë së dytë të shtunën.
Loukar thuhet se është përplasur me portierin e tij në minutën e 26-të të takimit me rivalët ASM Oran. Pas ndihmës së shpejtë, lojtari u la të kthehej në fushë, por u rrëzua papritur rreth 10 minuta më vonë. Sipas Reuters, Loukar më pas u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë rrugës nga një atak në zemër.
Raporte të tjera kanë treguar se shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar.
Ajo që e bën akoma më të rëndë tragjedinë është se futbollisti mësohet se është martuar vetëm një javë para ngjarjes fatale, që mbi të gjitha ndodhi në ditën e Krishtlindjeve.
Pamjet e shpërndara nga gazeta e Emirateve të Bashkuara Arabe “Gulf Today” tregojnë shokët e skuadrës së Loukar-it të pikëlluar pasi ata zbuluan lajmin se ai kishte ndërruar jetë.
Klipe të tjera kanë qarkulluar në internet që tregonin përpjekjet e dëshpëruara për ta ringjallur atë.
Kjo ngjarje vjen pas një sërë tragjedish që kanë përfshirë botën e futbollit në këtë periudhë.
Algerian football player Sofiane Lokar dies of heart attack during match https://t.co/ZzL8d2f58Y #Algeria pic.twitter.com/nPhAnoPwju
— Gulf Today (@gulftoday) December 25, 2021