Vendosni fjalën kyçe....

Punëtori humbi jetën pasi ra nga pallati në ndërtim në Tiranë, policia arreston 3 persona


Policia ka arrestuar 3 persona pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ku jë punëtor ndërtimi ra nga pallati ku po punonte dhe si pasojë ndërroi jetë.

Personat e arrestuar janë inxhinieri drejtues teknik me inicialet G. G., 41 vjeç, inxhinieri përgjegjës për sigurinë me inicialet M. N., 32 vjeç, si edhe nënkontraktori me inicialet M. D., 33 vjeç.

Ata janë të dyshuar për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori shtetasi E. O., 36 vjeç. (Inicialet e dhëna në informacionin paraprak ditën e djeshme për shtetasin që ka humbur jetën janë dhënë të pasakta).”- njofton policia.