Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Kemi disa mundësi nëse Perëndimi refuzon kërkesat tona për zgjerimin e NATO-s


Presidenti rus, Vladimir Putin nuk dha informacione se si do të reagonte nëse kërkesat e tij për garanci të sigurisë nga NATO-ja lidhur me zgjerimin e saj drejt lindjes nuk plotësohen.

“Përgjigja do të varej nga “propozimet që ekspertët tanë ushtarakë do të më ofronin”, tha Putin për televizionin shtetëror më 26 dhjetor.

“Rusia do të përpiqet të arrijë rezultat ligjërisht obligues nga këto negociata”, shtoi Putini.

Një javë më parë, Moska ua dorëzoi përfaqësuesve të NATO-s dhe SHBA-së një draft të marrëveshjes me të cilin kërkohej ndalimi i zgjerimit të NATO-s në lindje. Këtë veprim Rusia e konsideron rrezik për sigurinë e saj.

Moska po ashtu kërkoi garanci që NATO-ja nuk do të pranojë Ukrainën si shtet anëtar, kërkesë kjo të cilën Aleanca ushtarake e refuzoi në të shkuarën.

Raportet rreth përgatitjeve të Rusisë për invadim të ri në Ukrainë shkaktuan shqetësime në gjithë botën tashmë një kohë. Rusia vazhdimisht mohoi këto akuza por Bashkimi Evropian dhe NATO e kërcënuan Moskën me pasoja të renda në rast të ndonjë përshkallëzimi të situatës.