Vendosni fjalën kyçe....

Afera e inceneratorëve/ Braimllari i drejtohet Bllakos: Përgjigju një herë në SPAK, pastaj flasim për të tjerat


Vijojnë përplasjet mes deputetëve të LSI-së dhe deputetit socialist Alqi Bllako, lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Pas një reagimi të fortë të Bllakos, i cili tha se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po bënte akuza false ndaj tij për “hakmarrje personale”, një tjetër reagim vjen nga sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Braimllari thotë se Bllako duhet të përgjigjet në SPAK nëse ka konflikt interesi për koncesionin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në kryeqytet, pastaj të flasë për të tjerat.

“Alqi Bllako këto i dimë ne, edhe tenderat në konviktet e Kolonjës, edhe fabrikën e birrës, edhe ato të tjerat që i shet Babai tek djali pastaj tek të tjerët pastaj i blen prap vet.

Por këtë inceneratorin që punonte Babai yt kur ishe ti drejtor a ke konflikt interesi, a e ke devijuar ti bashkë me Erion Veliajn fatin e një koncensioni korruptiv?
Përgjigju në SPAK për këto ti një herë pastaj hajd se flasim për të tjerat.”- shkruan Braimllari.