Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, humb jetën një fëmijë, disa të plagosur (VIDEO)


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit. Sipas televizionit “News 24”, 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Milot-Rubik, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Sipas televizionit, njëri nga automjetet është përfshirë nga flakët, mirëpo ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen. Në mjetin që u përfshi nga flakët, i lënduar mbeti një fëmijë 3 vjeç, i cili humbi jetën pak minuta më vonë pas ngjarjes. Fëmija ishte ulur në pjesën e pasme të pasagjerit.

Disa kalimtarë të rastit i kanë dhënë ndihmë të plagosurve, duke i nxjerrë nga mjetet që janë dëmtuar thuajse totalisht. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.