Vendosni fjalën kyçe....

Balla përgënjeshtron Berishën: S’kam darkuar kurrë më Bashën, nekrofilia shoqëruese e Sali Berishës këto 30 vite


Kreu i grupit parlamentar të PS-së ka hedhur poshtë pretendimet e ish-kryeministrit Berisha se ka qenë në darkë me kreun e PD-së, Basha.

Ai tha se në 30 vite të jetës politike në vend, Berisha ka lënë një trashëgimi të mbushur me gënjeshtra, shpifje e mashtrime.

Balla theksoi po kështu se nekrofilia e ka shoqëruar ish-kryeministrit në këto 30 vite ndërsa shtoi se me kreun e PD-së Basha ai është në gjyq për shpifje.

“Asnjëherë në jetën time nuk kemi qenë në darkë me Bashën, ajo që është thënë nga Berisha është një rishfaqjeje e 30 vite të Berishës që vetëm me gënjeshtra, shpifje dhe mashtrime ka lënë trashëgiminë politike, e pakuptimtë për një person të shpallur ‘Non Grata’ merr vëmendje publike, sepse SHBA jo vetëm e ka bërë mbi bazë faktesh, por nevojë për çliruar PD dhe Shqipërinë nga negativiteti i Berishës në këto 30 vite, vizitë në një familje të një miku të vyer me shumë njerëz të tjerë, se kam qenë në darkë dhe me njerëz të Berishës, nekrofilia e ka shoqëruar Berishën në 30 vite dhe nuk mund të përdoret fatkeqësia familjare, unë me Bashën jam në një gjyq për shpifje dhe pres të takohem në Apel, që jam e sigurt që do fitoj se e drejta siç e fitova në shkallën e parë.” – tha Balla.

Më tej Balla shtoi se një person i shpallur non grata nuk mund të jetë partner për axhendën europiane të Shqipërisë.

“Personat që janë shpallur Non Grata janë persona që i kanë bërë keq popullit, dhe për sa kohë jemi aleat të PS ne duhet të besojmë në faktet që kanë bindur Blinken për shpalljen Non Grata të Berishës. Një person që është Non grata nuk konsiderohet një partner për axhendën europiane të Shqipërisë,nuk është servilizëm ndaj SHBA, por një qasje ndaj partnerit tonë real që na ka mbështetur fuqimisht. PD është më e madhe se Berisha.” – shtoi Balla.