Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve për ish-kryeministrin Sali Berisha në konferencën e sotme për mediet.
Pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA-të, Bsalla thotë se Berisha duhet të largohet përjetësisht nga Kuvendi.
“Berisha të japë dorëheqjen, të marrë modelin e Tom Doshit, meqë e përmendët, duhet të mungojë përjetësisht nga Kuvendi.” – tha Balla.
Sipas tij, shpallja “non grata” është undi më i keq politik në karrierën e një politikani i cili ka patur mundësinë të largohet me nder por s’ka ikur në kkohën e duhur.
“Shpallja non grata e Sali Berishës është fundi më i keq politik i një personi që i ka pasur të gjitha mundësitë që ta mbyllte karrierën e tij politike me nder, por kur nuk di të ikësh në kohën e duhur…”– janë fjalët e Ballës.